Nisin homazhet për Nexhmije Pagarushën në Teatrin Kombëtar

Ashtu siç edhe është bërë e ditur nga familjarët e të ndjerës, kanë nisur tashmë në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës homazhet për ikonën e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushën.

Pagarusha ndërroi jetë mëngjesin e së premtes në banesën e saj në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, pas një sëmundje të shkurtër.

Gjatë gjithë ditës së shtunë, në Teatrin Kombëtar të Kosovës  do të organizohen homazhe në nderim të së ndjerës.

Nga pamjet e para që vijnë nga KosovaPress, shihet se tashmë veç kanë filluar të duken njerëz pranë TKK për të nderuar bilbilin e muzikës shqipe.

Homazhet gjatë ditës së sotme (e shtunë) do të zgjasin deri në orën 17:00.

Ndërkohë, varrimi i së ndjerës bëhet të dielën e datë 9 shkurt në orën 14:30 në fshatin Pagarushë të Malishevës, me amanetin e fundit të saj – varrimin në vendlindje dhe pa praninë e mediave.

SHKARKO APP