Një film mbi këngëtarin Ed Sheeran, Apple merr të drejtat ekskluzive

Këngëtari i famshëm britanik, Ed Sheeran, do të jetë protagonisti kryesor i filmit “Songwriter” që do të prodhohet nga Apple.

Kompania mori të drejtat e këtij filmi, i cili u prezantua në “Tribeca Film Festival” dhe do të trajtojë jetën normale të këngëtarit, kohën kur ai shkruan muzikë dhe përditshmërinë e tij.

Murray Cummings, kushuriri i Ed Sheeran, është njëkohësisht edhe regjisori i këtij dokumentari, i cili e ka ndjekur këngëtarin që prej momenteve të para, kur angazhohej për t’u kujdesur për efektet vizuale të turneve të para të Ed.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ideja e këtij dokumentari i ka lndur Cummings që prej fillimeve, pasi donte që t’i tregonte botës fillimet e tij, sukseset që pati me “Shape of You”, “Perfect”, por më shumti, për të treguar këngëtarin ashtu siç është vërtet, jashtë petkut të famës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo çfarë e bën “Songwriter” një dokumentar të veçantë, është se ai nuk përmban asnjë intervistë me personazhe të tjerë dhe as zë narrativ. Regjisori e ka shpjeguar këtë duke thënë se ”doja që publiku të kishte ndjesinë që ajo që po shikon po ndodh realisht pranë tij”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?