Oriana Fallaci dhe Simone de Beauvoir, dy zëra që u bënë zë i gruas për t’u dëgjuar

Albert Vataj

Në një nga reflektimet e saj më të njohura, gazetarja dhe shkrimtarja italiane Oriana Fallaci shprehet se “të jesh femër është një aventurë që kërkon guxim”. Në këtë formulim të shkurtër, ajo përmbledh një përvojë historike, të qenët grua nuk është vetëm një gjendje biologjike, por një terren përpjekjeje, një sfidë e vazhdueshme për të fituar zërin,

hapësirën dhe autoritetin e vet.
Ky pohim rezonon fuqishëm me filozofinë e mendimtares franceze Simone de Beauvoir, autoren e veprës themelore të feminizmit modern, “Seksi i dytë”. Beauvoir formuloi një nga tezave më të njohura të filozofisë së shekullit XX, sipas së ciles “Nuk lind grua, bëhesh grua.”
Në këtë fjali qëndron një revolucion konceptual. Ajo nënkupton se gruaja nuk përcaktohet vetëm nga natyra biologjike, por nga struktura

Swiss Digital Desktop Reklama

sociale, kulturore dhe historike që e formëson rolin e saj në botë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në tekstin e Fallacit, gruaja paraqitet si një subjekt që duhet të luftojë. Ajo duhet të sfidojë konceptet e trashëguara mbi hyjnoren, moralin dhe autoritetin. Fallaci sugjeron se edhe vetë ideja e Zotit nuk duhet të mbetet e mbyllur në një figurë patriarkale, në një mënyrë ironike dhe provokuese ajo thotë se Zoti mund të jetë “edhe një grua e moshuar me flokë të bardha ose një vajzë e bukur”.

Ky është një akt simbolik çlirimi, rishkrimi i imagjinatës kulturore.
Në filozofinë e Beauvoirit, kjo ide shfaqet në një formë më sistematike. Ajo argumenton se historia e qytetërimit ka ndërtuar një strukturë ku burri është subjekti universal, ndërsa gruaja është përkufizuar si “tjetra”. Pra, jo si qendra e përvojës njerëzore, por si një reflektim dytësor i saj.
Në këtë kuptim, të dyja, Fallaci dhe Beauvoir, shohin emancipimin e gruas si një proces rikthimi të subjektivitetit.

Në shtjelimet e Fallacit, një moment veçanërisht domethënës është reinterpretimi i mitit biblik të Evës. Ajo thotë se mëkati nuk lindi kur Eva kafshoi mollën, në atë çast lindi virtyti i mosbindjes.
Ky është një pohim që përmbys një nga narrativat themelore të kulturës patriarkale, idenë se gruaja është burimi i rënies dhe i fajit.
Në filozofinë e Beauvoirit, kjo ide shfaqet në një formë ekzistencialiste. Njeriu, sipas saj, është një qenie që duhet të

zgjedhë dhe të krijojë vetveten. Prandaj çdo përpjekje për ta kufizuar gruan në role të paracaktuara, nëna, bashkëshortja, objekti i dëshirës, është një formë e mohimit të lirisë së saj.
Mosbindja, në këtë kuptim, nuk është rebelim i verbër, ajo është akti përmes të cilit individi merr përgjegjësinë për ekzistencën e vet.

Fallaci, në një nga eset e saj me tematikën e gruas në betejat për të luftuar, përfundon me një

imazh shumë domethënës, brenda trupit të gruas ekziston një zë që kërkon të dëgjohet.
Ky është një metaforë për vetëdijen dhe subjektivitetin. Trupi i gruas, që historikisht është reduktuar në objekt estetike ose riprodhues kënaqësie dhe përfitimi, bëhet vendi ku lind një zë që kërkon të flasë për veten.
Beauvoir do ta përkufizonte këtë moment si kalimin nga immanenca në transcendencë.
Immanenca është gjendja ku gruaja mbetet e mbyllur në

funksione biologjike ose sociale të përcaktuara nga të tjerët.
Transcendenca është momenti kur ajo vepron si subjekt i lirë, duke krijuar kuptimin e jetës së vet.
Një botëkuptim i përbashkët
Edhe pse vijnë nga fusha të ndryshme, njëra filozofe, tjetra gazetare dhe shkrimtare polemiste, Beauvoir dhe Fallaci ndajnë një themel të përbashkët, idenë se liria nuk është një dhuratë, por një betejë.
Beauvoir e formuloi këtë në mënyrë teorike, duke analizuar

strukturat historike dhe kulturore që e kanë vendosur gruan në pozicion dytësor.
Fallaci e përjetoi dhe e artikuloi këtë betejë në një gjuhë më të drejtpërdrejtë, më polemike, më të mbushur me energjinë e përvojës personale.
Në fund, të dyja flasin për të njëjtën gjë, për të drejtën e gruas për të qenë subjekt i historisë së saj.
Sepse, siç sugjeron Fallaci, të jesh grua nuk është thjesht një identitet.
Është një aventurë e guximit, një

udhëtim për të fituar zërin, për të sfiduar mitet dhe për të dëshmuar se brenda atij trupi që bota shpesh e ka parë vetëm si formë, ekziston një vetëdije që kërkon të dëgjohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?