Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:46 Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës Nga Ben Blushi- Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Piri, Epiri, Gjergj Kastrioti Prijësi i Albanias dhe Epirit

Kultura E mërkurë, 18 Mars 2020 00:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Saimir Lolja –

Piri ishte një qytezë malore që nga lashtësia e tej largët e deri kur hordhitë osmane të Errësirës u derdhën mbi trojet arbërore. Vendndodhja e tij është afër fshatit Zhulat të Gjinokastrës. Gazetari Marin Mema e shfaqi këtë qytezë të munguar në histori në pjesën “Gjurmë Shqiptare – Zbulimi i madh që ndryshon historinë e shqiptareve, 2” dhënë në Top Channel Tv më 22 Shkurt 2020.
Tani qyteza e Pirit është e mbuluar nga ferrat, drunjtë dhe bimësia. Muret me gurë të saj kanë vulat e kohëve të ndërtimit të tyre. Aty ka mure me gurë të stërmëdhenj që mbarteshin nga nëfillimët gjigandë dhe ndërtuar sipas mënyrës dalluese të kohëve tej të lashta. Aty gjenden edhe mure shtëpiash me gurë të vegjël që i përkasin kohëve të vona.
Shkatërrimi i qytezës së Pirit filloi prej hordhive bizantine në shekullin XI dhe u përfundua nga hordhitë osmane në shekullin XV. Barbarët osmanë, që vinin prej Errësirës dhe sillnin Errësirë, i zhvendosën banorët e mbetur në fshatin Zhulat aty pranë. Një garnizon ushtarak osman i vendosur qëllimisht në fshatin Zhulat u kujdes që Qyteza E Pirit të harrohej dhe banorët të mos ktheheshin më atje.
Qyteza e lashtë arbërore E Pirit bashkë me ndikimet e saja njiheshin në Gadishullin Ilirik si hapësirat E PIRIT. Historitë e prijësit Pirro (318-272 p.e.s.) që mbretëronte në tokat E Pirit dhe që kreu fushata ushtarake në jug të Gadishullit Apenin dhe Siçili janë përcjellur deri në kohët e tanishme. Senati dhe perandoria romake krijuan provincën e quajtur E-PIR-US. Prapashtesa -US e fjalës tregon se emërtimi EPIR-US ishte në latinisht e i dhënë prej perandorisë romake në Perëndim. Hapësira E Pirit të Vjetër (Epirus Vetus) i përket periudhës së viteve 67 – 285 e.s. dhe përafërsisht mbulonte tokat nga Gjini i Artës deri në Vlonë. Me riorganizimin e ri perandorak romak në vitet e mëpasme mbi hapësirën E Pirit të Vjetër u shtua hapësira E Pirit të Ri (Epirus Nova) që shtrihej deri në Lezhë. Midis shekujve IV-VII e.s., hapësirat E Pirit qenë pjesë e Prefekturës Pretoriane të Ilirisë (Praefectura Praetorio per Illyricum). Në vitet 318-379 e.s., Prefektura Pretoriane e Ilirisë përfshinte tokat që nga Austria e sotme e deri në Kretë, Detin Egje, ndërsa në lindje kufizohej nga Lumi i Shtruar (Danubi) dhe Thraka.
Në 1000 vitet në vazhdim tokat E Pirit arbëror përballuan ngjarje e dallgë të ndryshme dhe tokat arbërore filluan të njihen edhe si Albania. Prandaj në mesin e shekullit XV e më pas Gjergj Kastrioti Skënderbeu njihej edhe si Prijës i Epirit edhe si Prijës i Albanias edhe si Prijës i Albanias dhe Epirit. Botimet e shumta i thurin lavde atij si pasardhës i Pirros së Epirit dhe e krahasojnë me të tjerë prijës europianë të shquar. Si shembull, libri i At Dhimitër Frangut për Gjergj Kastriot Skënderbeun i botuar fillimisht në latinisht në Venecia në 2 Prill 1480 u pasua nga 18 ribotime të tjera aty vetëm deri në vitin 1679. Shembuj botimesh për të jepen më poshtë.

Njohuria e trashëguar në Europë për mbretërinë arbërore të Gjergj Kastriotit Skënderbeut shihet edhe në këtë hartë të vitit 1705 që paraqet pjesën jugore të Gadishullit Ilirik me rajonet e rëna nën pushtimin e perandorisë osmane. Këtu janë përvijuar qartë rajonet e Albanias së Epërme (Haute Albanie, fr.) dhe E Pirit ose Albanias së Poshtme (Epire ou Basse Albanie, fr.). Kjo hartë e bën me dije qartë se ç’domethënë Epir dhe Albania.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo hartë me autor Nicolas de Fer dhe paraqitur në pallatin mbretëror francez në Paris në vitin 1705 titullohet: Grece Moderne ou Partie Meridionale de la Turquie en Europe. Divisee en Beglerbeglics ou Grands Gouvernements – Greqia e kohës ose pjesa jugore e Turqisë në Europë. E ndarë në Bejlerbejet ose Qeverimet e Mëdha. Dhe, sepse përrallat detare të mitologjisë (shkencës së gënjeshtrës) “greke” ishin në veprat romancierëve apo piktorëve europianë, “Greqia” në këtë hartë është vendosur në ishujt e Detit Egje. (Një shtet me emrin “Greqi” me 1/6 e sipërfaqes që është sot do të krijohej prej fuqive perandorake europiane për herë të parë në vitin 1830.)
Që nga shekulli XIII, zotërimet e Republikës së Venedikut shtriheshin përgjatë bregut lindor të detit Adriatik, Detit Jonë, si dhe në tërë Detin Egje duke përfshirë Morenë, Kretën dhe Qipron. Domethënë se venedikasit, që ishin të lidhur ngushtë me Europën qendrore e perëndimore, i njihnin mirë popullatat e Gadishullit Ilirik. Kjo gjë lexohet e dokumentuar, bie fjala, në librin “Arbërit e Jonit – Vlora, Delvina e Janina në shekujt XV-XVII” me autor Pëllumb Xhufi ku 1440 faqet e tij janë të mbushura me të dhëna arshivore venedikase, ose në librin “Arvanitët – Historia e shqiptarëve të hershëm në Greqi në shekujt XIII-XIX” me autor Irakli Koçollari.
Në shekullin XV, për shembull, Morea që ndodhet më e larguara nga Albania e Poshtme (Tokat e Pirit) kishte të paktën 88% të fshatrave që dokumentoheshin drejtpërdrejti si fshatra arnaut-arbërorë-arbanas-arvanitas. Ose, udhëtarët e ndryshëm europianë të shekullit XVII në ditarët e tyre të botuar e kanë përshkruar Athinën me rrethina si fshatra shqiptar. Në ato kohëra trashëgimia për Gjergj Kastriot Skënderbeun rrezatonte fort. Prandaj edhe muzikanti i madhërishëm Antonio Vivaldi hartoi dhe vuri në skenë më 22 Qershor 1718 në Teatrin Pergola të Firences operën Scanderbeg.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Historia dhe veprat e lavdishme dhe ndërmarrjet fitimtare të bëra kundër turqve nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Prijës i Epirit. – Ribotimi më 1646 i librit nga Dhimitër Frangu.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Lajmërimi për operën Scanderbeg në Firence më 22 Qershor 1718.

Arbërit–Arbanitët–Arvanitët-Shqiptarët kanë qenë aty në tërë të shkuarën, veç arbërve të ardhur aty herë pas here si për shembull në fund të shekullit XX. Ata janë aty edhe sot. Ata dallohen drejtpërsëdrejti në të paktën 700 fshatra të kudondodhur në Greqinë e sotme. Ata flasin Shqip, këndojnë dhe hedhin valle Shqip. Ata janë kudo në Gadishullin Ilirik, e përtej.

Etiketat e lidhura

EpiriGjergj KastriotiPiriSaimir LoljaZhulat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës
Para 7 minutash

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 22 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 31 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 32 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.