Pranvera frankofone mbërrin në Tiranë

Pranvera frankofone mbërrin në Tiranë ku parashikohet një agjende e ngjeshur aktivitetesh.

Në Tiranë aktivitetet nisin me disa filma me metrazh te shkurtër dhe më pas me shfaqje në Teatrin Eksperimental, gastronomi, muzike dhe letërsi. Aktivitetet parashikohet të zhvillohen edhe në 11 qytete te tjera.

Ambasadorja Christina Vasak thotë se është gjuha Frënge, e përbashkëta qe cdo vit stimulon kalendarin pranveror te agjendave te institucioneve ne bashkëpunim me ambasadën si TKOB Biblioteka Kombëtare, Akademinë Marubi dhe Teatrin eksperimental.

Christina Vasak: Shqipëria është bërë pjesë e frankofonisë në vitin 1999  gjë që na gëzon shumë. Është një vend shumë aktiv në rrjetin e vendeve frankofone.

Shqipëria është bërë pjesë e frankofonisë në vitin 1999. Këtë vit aktivitetet do te kulmojnë me darken festive në mbrëmjen e 21 Marsit.

/Ora News

 

SHKARKO APP