Prezantohet “Kosova në udhëkryqet ballkanike”

Jak  Rrozhani –

Në librin “Kosova në udhëkryqet ballkanike”, të autorit të njohur kosovar, Shaban Arifaj, flitet për rrjedhën e ngjarjeve aktuale në Kosovë para dhe pas pavarësisë së saj, ndikimin e politikave dhe strukturave të fuqishme ndërkombëtare në daljen nga labirinti i gjatë historik i Kosovës së pasluftës ,me tërë atë bagazh ngjarjesh , herë të hidhura e shpresëdhënëse , për një perspektivë më të ndritur të Kosovës, në rrugën e saj të gjatë dhe me plot sakrifica për të arritur pavarësinë e saj. Në brendësi të këtij libri të arrirrë , janë përfshirë intervista e biseda të ndryshme me personalitete ndërkombëtare e vendore, ku të gjitha personalitetet e intervistuara, e kanë nga një veçanti të theksuar, që lidhet me kohën kur janë intervistuar. Gjithashtu ,në këtë libër ,përfshihen edhe intervistat e bisedat e autorit të këtij libri, Shaban Arifaj, të bëra nga gazetarët e mediave ndërkombëtare e vendore , si dhe analiza ,ese e shkrime të tjera të autorit , të botuara në gazeta e revista brenda e jashtë vendit.Përsa u përket personaliteteve vendore, është i padiskutueshëm angazhimi permanent dhe gjithëpërfshirës i tyre për pavarësinë e Kosovës . Personalitete të cilat flasin në këtë libë, ( disa i përkasin vendeve të huaja ,por vendeve mike) e që e kanë mbështetur fuqishëm rrugën e pavarësisë së Kosovës . -Në intervistat, bisedat dhe paraqitjet e mia për mediat ndërkombëtare dhe vendore ,shkruan autori Shaban Arifaj, kam folur , jo vetëm për çështjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe ndikimit të faktorit  ndërkombëtar në këtë plan, por edhe për angazhimet e tjera në profesionin e gazetarit dhe të redaktorit, ngritjen e profesionit të gazetarit dhe avancimin e tij në shoqërinë kosovare të pasluftës , për paanshmërinë e këtij profesioni dhe shkallën e duhur të profesionalizmit për ta ushtruar një profesion , sa atraktiv, aq edhe me peshë dhe përgjegjësi të padiskutushme. Edhe disa nga shkrimet e botuara, kanë të bëjnë me studimet, analizat, esetë dhe paraqitjet e tjera autoriale në revista brenda e jashtë vendit, me tema për aktualitetin kosovar, por dhe atë ndërkombëtar.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?