FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Restaurohet Muzeu Etnografik në Kavajë (FOTO)

Muzeu Etnografik në Kavajë përmban shumë vlera autentike si veshje popullore dhe objekte të tjera qysh nga periudha Ilire, 1400-1600 mesjeta e hershme, 1831-1912 të rilindjes, 1912-1939 të pavarësisë, 1945-1990 të socializmit. Muzeu është shpallur monument i kategorisë së I dhe është mbresëlënës për tu vizituar.

Ka nisur puna për hartimin e projektit të restaurimit të Muzeut Etnografik në Kavajë. Specialistët dhe restauratorë të DRKK Durrës, po kryejnë fillimisht punime mirëmbajtje në disa nga objektet të cilët janë të ekspozuara në oborrin e monumentit. Muzeu është një nga ndërtesat më karakteristike të qytetit. Kjo banesë i përket ndërtimit të banesave me cardak. Në qendër të saj janë vendosur 2 shtëpitë e zjarrit, anash saj 2 dhoma të tjera, kurse në ballinën e tyre përgjatë këtyre ambienteve shtrihet hajati.

Tavanet e kësaj ndërtese janë punuar me dekor kurse dritaret në dy ambientet anësore kanë rrjetë druri, telajo xhamash dhe kapakë druri. Është e ndërtuar në fillimet e shek XVIII dhe fundit XIX prej familjes së Arkaxhijeve, kryesisht me tulla, dru mure prej qerpici dhe gurë .

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky muze përmban më shumë se tetëqind objekte të rëndësishme dhe me vlera të radha të trashëgimisë etnografike. Një pjesë e këtyre objekteve datojnë që nga periudha Ilire, periudha e mesjetës së hershme, periudha e mesjetës së vonshme, periudha e pavarësisë, periudha e socializmit e më tej. Muzeu tërheq vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj. /ATSH/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?