Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Robert Elsie, udhëtari vullnetdritshëm i shpirtit shqiptar, dëshmuesi dhe promovuesi i kujtesës sonë

Kultura E hënë, 29 Qershor 2026 09:21
Robert Elsie, udhëtari vullnetdritshëm i shpirtit shqiptar, dëshmuesi dhe promovuesi i kujtesës sonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Sot, në përvjetorin e lindjes së tij, drita e kujtimit kthehet pas te një njeri që nuk na përkiste me gjak, por që zgjodhi t’i përkiste Shqipërisë me shpirt. Robert Elsie ishte një udhëtar i amshuar i shpirtit shqiptar, një shtegtar i palodhur që i fali kombit tonë një pasuri të pamatshme, duke nxjerrë në dritë atë që shpesh ne vetë e kishim harruar, ose e kishim lënë në mëshirë të harresës dhe fatit.

Mund t'ju interesojë

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25
“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë ndër vite

“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë nd...

12 Tetor 2026, 11:44

Kontributi i tij i jashtëzakonshëm për të promovuar dhe mbrojtur kulturën, traditat dhe pasurinë shpirtërore të shqiptarëve është një thesar që kapërcen kufijtë e përpjekjeve të zakonshme. Elsie nuk ishte thjesht një studiues i ftohtë i arkivave; ai ishte një urë e gjallë mes shqiptarëve dhe botës, një mbrojtës i rreptë i së vërtetës sonë historike dhe një dëshmitar besnik i identitetit tonë kombëtar.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Veprimtaria e tij, e shtrirë në shumë fusha dhe e shquar për një cilësi monumentale, mbetet nga më përfaqësueset që njohu ndonjëherë kjo shkencë. Ikja e tij la pas një hendek të thellë në studimet hulumtuese, një zbrazëti në përpjekjen e vazhdueshme për të ndriçuar etapat, figurat dhe momentet kyçe të historisë, gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Elsie ishte nga ata të rrallët që luftoi me një përkushtim të pathyeshëm kundër harresës, kundër tjetërsimit dhe kundër çdo tentativë për denigrimin e thesareve tona shpirtërore. Ai i shpëtoi nga hija e fshirjes epokat tona kulturore, duke i kthyer ato në një testament të gjallë të qenies sonë si komb.

Humbja e tij nuk qe thjesht ndalja e një hapi në udhën e jetës; ishte shuarja e një dielli, rrezet e të cilit depërtuan në mjegullat e kohës dhe nxorën në pah një univers vlerash të fshehura, të shpërfillura apo të cenuara. Përmes punës së tij, ai i bëri të dukshme kapacitetet e një populli që u mbrujt nën stuhitë e shekujve, duke gdhendur një identitet që shpesh u vu në sprovë, por që kurrë nuk u shua.

Gjuha, letërsia, folklori, fotografia, gojtaria, historia, etnosi, këto ishin sferat ku Elsie ushtroi magjinë e vështrimit të tij të mprehtë. Ai pati mirësinë të na shpërblente me një punë të pakursyer dhe bujarinë ta bënte këtë trashëgimi të respektuar në arenën ndërkombëtare.

Thelbin e misionit të tij ai vetë e përmblidhte me një thjeshtësi prekëse: “Nuk ka një përkufizim të vetëm për albanologjinë, por për mua thelbi i saj është të prezantoj shqiptarët dhe botën shqiptare para gjithë botës. Të tregoj se kush janë, cila është historia, kultura dhe jeta e tyre. Shqipëria është ende një vend i panjohur, ndaj unë e shoh si detyrë që ta bëj të njohur.”

Ky shkrimtar, albanolog, përkthyes dhe interpret i shpirtit tonë, i cili ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare, la pas një pasuri shkencore që nuk vjetrohet. Materialet e tij të shumta, dorëshkrimet, zbulimet fotografike (si ato të fotografisë së hershme në Ballkan), hulumtimet gjuhësore e historike, përbëjnë një dritë të fortë që shpërndau mjegullat ballkanike. Ai rrëzoi hamendësime të qëllimshme dhe kundërshtoi me forcën e dokumentit shkencor sulmet denigruese të rretheve antishqiptare, duke dëshmuar me fakte të gjalla përkatësinë europiane dhe lashtësinë e popullit tonë.

Elsie nuk ishte thjesht një studiues i përpiktë, por edhe një avokat i flaktë i së vërtetës shqiptare, një ndërkombëtarizues i vlerave tona më fisnike, që i kumtoi fuqishëm në foltoret e botës së qytetëruar. Ai iu bashkua plejadës së albanologëve të mëdhenj të historisë, por do të mbahet mend si ai që i dha zërin më modern, më të besueshëm dhe më të dashur këtij populli.

Nga Vankuveri në gjiun e shqipërisë, një jetë në shërbim të shkencës

Udhëtimi i tij jetësor ishte sa gjeografik, aq edhe intelektual.

Robert Elsie lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër, Kanada. Mbaroi studimet e filologjisë klasike dhe gjuhësisë në Universitetin e Kolumbisë Britanike më 1972.

Ndoqi studime të avancuara në Universitetin e Lirë të Berlinit, në École Pratique des Hautes Études në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta dhe në Universitetin e Bonit, ku mbrojti doktoraturën më 1978.

Që nga viti 1978, ai vizitoi herë pas herë Shqipërinë në kuadrin e bashkëpunimeve shkencore mes Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave, si dhe u bë një figurë qendrore dhe e pandarë e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë.

Punoi për Ministrinë e Jashtme gjermane në Bon dhe, nga viti 2002 deri më 2013, shërbeu si interpret i nivelit të lartë në Tribunalin e Hagës.

Ishte anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Kur u nda nga jeta më 2 tetor 2017, ai la pas amanetin më prekës që një i huaj mund të linte: të prehej përgjithmonë në Shqipëri. Sot, trupi i tij pushon në prehjen e qetë të Alpeve Shqiptare, në atë tokë që e deshi pa kushte dhe që e ndriçoi me mendjen e tij gjeniale.

Sot, kujtimi për Robert Elsie-n nuk është thjesht një shënim në kalendar, por një përkulje e thellë mirënjohjeje për një jetë që iu fal shqiptarëve. Në çdo faqe libri të përkthyer, në çdo fotografi të zbuluar, në çdo studim e artikull, ai vazhdon të na kthejë tek vetvetja, duke na kujtuar pasurinë që shpesh e kemi të vështirë ta ruajmë e ta çmojmë vetë.

Robert Elsie u bë zëri i ndërgjegjes sonë kombëtare. Kujtimi i tij është një amanet i gjallë për të mos lënë kurrë të veniten ato vlera që ai i ngriti në altarin e kulturës botërore, një thirrje që na fton të jemi krenarë për trashëgiminë tonë dhe ta mbrojmë atë me po aq dashuri, përkushtim dhe dinjitet sa ai na e mësoi.

I përjetshëm qoftë kujtimi dhe drita e tij mes nesh!

Etiketat e lidhura

albert vatajRobert Elsie
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 6 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 7 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 7 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 7 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 10 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 11 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 12 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.