Romani “Një rrëfenjë ndërkombëtarë” i shkrimtarit Ylljet Alicka botohet në arabisht

Shtëpia më e madhe botuese Al Arabi Publishing House sapo ka nxjerrë nga shtypi romanin “Një rrëfenjë me ndërkombetare” të shkrimtarit Ylljet Aliçka, me përkthim të Nada Nader.

Në prezantimin e romanit në panairin më të madh të botës arabe Sharjah book fair  të këtij viti,  kritiku Mahmoud Abd El Shakour shkruan ndër të tjera:

“Panairi i këtijtij zbulon dy shkrimtarë europianë me dy  romane argëtues, botuar nga Dar Al Arabi publishing house që zbulojnë përvoja të pasura dhe të habitshme njerëzore, sadoqë atmosfera, mënyra e trajtimit dhe detajet ndryshojnë nga njëri roman te tjetri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Romani i parë, Baby Baby Sweet Dreams Baby  nga shkrimtari italian Massimo Jarmelini karakterizohet nga dispozita narrative, nganjëherë me detaje sarkastike, përmes një studimi të shkëlqyeshëm psikologjik të personazhit kryesor….

Swiss Digital Mobile Reklama

 Zbulimi i dytë europian vjen nga Shqipëria, një një ish-Ambasador shqiptar në Paris,  gjithashtu me gjasë frymëzuar nga puna e tij diplomatike, ironizon hidhur disa ndërkombëtarë, ndihmën e huaj dhe nëpunësit e saj, të cilët, më shumë se gjithçka tjetër janë të angazhuar me …. depresionin e qenit të ambasadorit, vjedhjen e  një qengji të vogël nga misioni diplomatik fqinjë, apo me humbjen e cantës nga gruaja e një ndërkombëtari…”

Romani “Nje rrefenje me ndërkombëtare”, është përkthyer e botuar më parë nË Francë, Itali, Iran, Norvegji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?