“Shtëpia me gjethe”, 13% më shumë vizitorë sesa shtatorin e kaluar

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” për periudhën janar-shtator 2019 ka rritur me 29.3 % numrin e vizitorëve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Konkretisht, sipas të dhënave të publikuara, 66 % e vizitorëve në periudhën janar- shtator ishin të huaj. Shumica e vizitorëve ishin anglezë, francezë, italianë dhe gjermanë.

Ky muze gjithashtu ka patur një fluks vizitorësh dhe gjatë muajit shtator ku ka mirëpritur 2 496 vizitorë, 13 % më shumë se në shtator 2018 dhe 59% më shumë sesa në shtator 2017.

Sa i takon të ardhurave, të dhënat flasin për 41.2% më shumë të ardhura të arkëtuara gjatë periudhës janar – shtator 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë 2018.

Vetëm gjatë muaji shtator të ardhurat janë rritur me 41.3 % ose 374 020 lekë të ardhura më shumë në shtator 2019 krahasuar me shtator 2018 dhe 118 % më shumë sesa në shtator 2017.

SHKARKO APP