Shtëpia muze e vëllezërve Frashëri, i nënshtrohet restaurimit

Shtëpia muze e vëllezërve Frashëri, monument kulture i kategorisë së parë, e ndodhur në hyrje të fshatit me të njëjtin emër në qytetin e Përmetit, do t’i nënshtrohet restaurimit gjatë kësaj vere. Projekti për rijetëzimin e këtij monumenti kulture është hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës, si pjesë e kalendarit të restaurimeve të “Vitit të Skënderbeut”, i cili është miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve.

Për restaurimin “Shtëpia e Vëllezërve Frashëri”, janë parashikuar ndërhyrje në restaurimin e çatisë, dyerve dhe dritareve në përgjithësi, eleminimin e çarjeve në fasadë, restaurimin e dyshemeve dhe riparime në suvatime. Gjithashtu do të bëhet sistemimi i terrenit përreth.

Kjo shtëpi muze është ndërtuar në vitin 1974 mbi rrënojat e banesës së vjetër të shkatërruar. Ajo u rikonceptua si një përmbledhje e historikut të zonës, e veprimtarisë së tre rilindasve dhe është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kombëtare. Me ringritjen e saj është bërë përpjekje për ruajtjen e origjinalitetit të volumit fillestar, duke shtuar elemente të reja si, ndërkate e tavane druri dhe oxhakët nëpër dhoma. Disa nga dhomat e kësaj shtëpie-muze pasqyrojnë mënyrën e jetesës së kohës, duke ekspozuar orendi të vjetra të mbledhura edhe nga banorë të zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interesi për këtë banesë duket se është jo i pakët, për vetë rëndësinë dhe historinë që ajo ka. Shtëpia-muze përmban në fondin e saj libra e dorëshkrime të vëllezërve Frashëri, ku mund të veçojmë disa botime origjinale të Sami Frashërit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?