FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shtetet që do të konkurrojnë sonte në natën e parë gjysmëfinale të “Eurovision 2018”

Sonte mbahet nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision 2018″ dhe janë plot 19 shtete që do të garojnë, ndër to edhe Shqipëria me përfaqësues këngëtarin Eugent Bushpepa, i cili prezantohet me këngën “Mall”.

Festivali mbahet në “Altice Arena” dhe transmetohet nga kanalet shtetërore të të gjitha shteteve të Evropës. Prezantueset e sivjetmë të “Eurovisionit” janë: Filomena Cautela, Sílvia Alberto, Daniela Ruah and Catarina Furtado.

Në konkurrimin e sotëm është edhe një tjetër shqiptare. Ajo është këngëtarja Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron me këngën “Fuego”. Të drejtë votimi kanë të gjitha shtetet që s’janë në konkurrim, ndërsa Shqipëria mban kodin “03”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto janë të gjitha shtetet që garojnë sonte në natën e parë gjysmëfinale të “Eurovisoon 2018”, dhe kodet e tyre përkatëse:

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Azerbajxhani, Aisel – “X My Heart”
  2. Islanda, Ari Ólafsson – “Our Choice”
  3. Shqipëria, Eugent Bushpepa – “Mall”
  4. Belgjika, Sennek – “A Matter of Time”
  5. Republika Çeke, Mikolas Josef – “Lie to Me”
  6. Lituania, Ieva Zasimauskaitė – “When We’re Old”
  7. Izraeli, Netta – “Toy”
  8. Bjellorusia, Alekseev – “Forever”
  9. Estonia, Elina Nechayeva – “La Forza”
  10. Bullgaria, Equinox – “Bones”
  11. I.R.J e Maqedonisë, Eye Cue – “Lost and Found”
  12. Kroacia, Franka – “Crazy”
  13. Austria, Cesar Sampson – “Nobody but You”
  14. Greqia, Yianna Terzi – “Oniro mou” (Όνειρό μου)
  15. Finlanda, Saara Aalto – “Monsters”
  16. Armenia, Sevak Khanagyan – “Qami” (Քամի)
  17. Zvicra, ZiBBZ – “Stones”
  18. Irlanda, Ryan O’Shaughnessy – “Together”
  19. Qipro, Eleni Foureira – “Fuego”.

/Burimi: Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?