Shtyhet varrimi i artistes Nexhmije Pagarusha

Artistja e madhe shqiptare Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë sot, shkruan KultPlus.

Trupi i pajetë i së cilës është nxjerrë nga banesa e saj për t’u dërguar në morg.

Amaneti i legjendës së muzikës shqipe ka qenë që të varroset në vendlindjen e saj në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndonëse u lajmërua që varrimi do të bëhet nesër, kjo nuk do të ndodhë. KultPlus është njoftuar nga familjarët që varrimi nuk do të bëhet nesër sepse nuk po mund të arrijnë të gjithë familjarët. Për detajet tjera, KultPlus do të ju mbaj të informuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pagarusha vdiq në moshën 86-vjecare.

Hitet e saj janë të pavdekshme si “Baresha”, “E dehun jam”, “Sytë për ty i kam të njomë”, etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?