”Të gjithë e duan Krajkën”
Teatri “Migjeni” në Shkodër këtë vit celebron 70-vjetorin e krijimit të tij. Siparin e aktiviteteve, teatri e çel me një “grand gala” me titull “Të gjithë e duan Krajkën”
Agim Krajka ka vetëm mirënjohje për çdo nderim që po i bëhet atij. Shkodrën, Krajka e personifikon si histori në vete.
Mbrëmjen e së dielës pritet që në skenën e teatrit “Migjeni” të ngjiten emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare për të risjellë perlat që Agim Krajka ka lënë ndër vite. Po ashtu, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore nën dirigjimin e Edmond Dokos.
Historia në 7 dekada e teatrit profesionist “Migjeni” nuk kishte si të niste më bukur se me krijimet e Agim Krajkës.