Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Të mos e harrosh kurrë diktaturën

Kultura E premte, 10 Shtator 2021 08:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Marcel Fürstenau

Fondacioni për Përballjen me Diktaturën komuniste në Republikën Demokratike Gjermane, RDGJ mbush 20 vjet nga themelimi i tij të mërkurën (17.10). Një vështrim 360 gradë drejt RDGJ-së, por edhe Europës Lindore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Emri tingëllon disi i vështirë për t’u shprehur: Fondacioni Federal për Përballjen me Diktaturën e Partisë së Unitetit Socialist të Gjermanisë, (SED),- pra diktaturës komuniste në RDGJ. Në vitin 1998 u mor vendimi në Bundestag për të krijuar këtë fondacion që do të merrej me ballafaqimin e 44 vjetëve të diktaturës komuniste, që filloi pas fundit të diktaturës naziste në vitin 1945 dhe vazhdoi deri në rënien e Murit të Berlinit në vitin 1989.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fondacioni e mban emrin e partisë komuniste në RDGJ – Partia e Unitetit Socialist të Gjermanisë, SED e krijuar në vitin 1946 në territorin e okupuar sovjetik përmes shkrirjes së detyruar të socialdemokratëve, SPD me komunistët, KPD: Themelimi i saj ishte një akt jo i lirë në zonën që në vitin 1949 u shpall si Republika Demokratike Gjermane, RDGJ, një diktaturë sipas modelit sovjetik.

Informacione në 14 gjuhë

“Kujtesa si detyrë” – kjo është motoja e fondacionit federal. Bëhet fjalë për “përballjen e plotë me historinë, shkaqet dhe pasojat e diktaturës në zonën sovjetike të okupuar dhe në RDGJ, për të shoqëruar procesin e bashkimit të Gjermanisë dhe për të dhënë kontributin e duhur në përballjen me diktaturat në vende të tjera në parametra ndërkombëtarë”. Kjo është shkruar në faqen e internetit të fondacionit me informacione në 14 gjuhë.

Spektri i punës së fondacionit është shumë i gjerë. “Plotësisht Lindje – jeta në RDGJ” është titulli një ekspozite fotografike që në fillim të vitit u hap në Berlin. Skena të përditshme të jetës në një vend që nuk ekziston më, të ofruara nga fotografi Harald Hauswand dhe historiani i muzeut të RDGJ-së, Stefan Wolle.

Në kërkim të lumturisë personale

Një vështrim i tillë i thjeshtë fotografik për jetën në lindjen gjermane mund të të rrëfejë më shumë për thelbin e një diktature, se mjaft debate sociologjike dhe akademike. Edhe për këto debate fton fondacioni i përballjes më diktaturën rregullisht, për të dëgjuar dëshmitarët e kohës.

Por megjithë murin dhe telat me gjemba, mungesën e lirisë së udhëtimit, dhe mallrave të luksit 17 milionë gjermanë në RDGJ u përpoqën sigurisht të gjenin lumturinë personale edhe në këto kushte. Edhe pushteti i gjithëfuqishëm që kërkonte të kishte në dorë partia komuniste, SED i kishte kufijtë e tij. Se sa krisje kishte pësuar sistemi, kjo u kuptua me përhapjen e shpejtë të revolucionit paqësor në vitin 1989. Një diktaturë që më 7 Tetor kishte festuar 49 vjetorin e ekzistencës u fundos e gjitha. Një vit më vonë gjermanët festuan ribashkimin me flamujtë gjermanë.

Vështrimi i RDGJ-së në një kënd 360 gradësh është tipik për punën e fondacionit. Një nga mbështetësit e tij është ministri i fundit i Jashtëm dhe i vetmi i zgjedhur në liri i RDGJ-së, Markus Meckel. Sipas tij koha e gjatë që kaloi me përballjen me diktaturën naziste ka pasur “shumë pasoja problematike”, thotë Meckel. Prandaj ishim të vetëdijshëm se duhej shpejt dhe në mënyrë të plotë një përballje e duhur me diktaturën e RDGJ-së dhe “për të gjithë vendin”.

Stasi në Lindje dhe Perëndim

Meckel ka parasysh me këtë mendimin e përhapur në pjesën perëndimore të Gjermanisë, se diktatura e RDGJ-së është një temë lindore. Por nuk është kështu. Mjafton të kujtosh se Stasi i shtrinte tentakulat dhe sigurisht synonte të hetonte popullsinë e vet, por gjithmonë e kishte nën vëzhgim edhe armikun e klasës në perëndim. Pjesa më klasike e repertorit të Stasit ishte diskreditimi i shfrytëzuesve kapitalistë dhe luftënxitësve në perëndim.

Se sa larg shkonte krahu i Stasit e tregon edhe afera e spiunit Günter Guillaume. Ai ia doli të ngjitej deri në postin e referentit personal të kancelarit të atëhershëm, Willy Brandt (SPD). Zbulimi i oficerit të lartë të Stasit në vitin 1974 shkaktoi një krizë të fortë qeveritare në Republikën Federale dhe çoi në dorëheqjen e kancelarit Brandt. Pushtetmbajtësit në Lindje rrëzuan pikërisht atë njeri, që me politikën e tij të çtensionimit ishte kudjesur për afrimin mes Lindjes dhe Perëndimit në Gjermani dhe Europë

Kush ishte Erich Honecker?

Të rinjtë sot ndoshta nuk e dinë, se kush ishte Willy Brandt, laureat i çmimit Nobel për Paqen, apo kush ishte Erich Honecker, shprehet me keqardhje Markus Meckel. Në një kohë që është e rëndësishme të “njohim të shkuarën tonë në të gjitha dritëhijet e saj për të kuptuar veten”, thotë kryetari i bordit të Fondacionit Federal për Përballjen me Diktaturën. Në vështrimin pas bëhet fjalë edhe për të “kuptuar çështjet aktuale dhe për të tejkaluar sfidat”.

Se sa të brishta janë shoqëritë demokratike edhe gati 30 vjet pas fundit të konfliktit  Lindje-Perëndim e tregon forcimi i tendencave populiste si të majta ashtu edhe të djathta në të gjithë Europën. Prandaj Meckel e sheh detyrën e fondacionit si një sfidë që rishtrohet gjithnjë nga e para.

Fokusi i punës së fondacionit këtë vit është 50-vjetori i shtypjes së Pranverës së Pragës. Po ashtu unik është edhe publikimi i një albumi ” Muzetë dhe vendet përkujtimore në kujtim të viktimave të diktaturës komunistë”, ku dokumentohen 119 vende përkujtimore nga 35 shtete. Në 20-vjetorin e themelimit zhvillohet edhe një ceremoni festive më 17 Tetor, ku merrë pjesë edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 4 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 5 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 9 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 7 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 5 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.