FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tre filmat shqiptarë për çmimet “Oscar”

Kinematografia e Kosovës po ecën me hapa të shpejtë dhe po i kushtohet një vëmendje e veçantë. Prodhimet shqiptare të Kosovës madje po prekin dhe industrinë ndërkomëbtare të filmit. Tre filma shqiptarë nën regjinë e regjisoreve të njohura Lendita Zeqiraj, Blerta Zeqiri dhe More Raça janë kualifikuar për edicionin e 91-të të Çmimeve të Akademisë-Oscar.

“Martesa” është filmi me metrazh të gjatë i regjisores Blerta Zeqiri që fitoi çmimin “FIPRESCI” dhe çmimin special të jurisë në festivalin “Tallin Black Nights” në vitin 2017.

Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu luajnë protagonistët në filmin “Martesa”, i cili bazohet në rrëfimin e një burri që është i dashuruar me shokun e tij të ngushtë dhe duhet ta fshehë nga bashkëshortja. “Martesa” është propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gardhi” është filmi me metrazh të shkurtër i Lendita Zeqirajt, që u kualifikua duke si filmi më i mirë me metrazh të shkurtër në festivalin ndërkombëtar të filmit në Hamptons dhe si filmi më i mirë nën 15 minuta në festivalin e filmit në Palm Springs.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky film flet për historinë e një fëmijë të vogël,i cili përballet me familjen e tij për shoqërinë me shokun e tij rom. Filmi prek temën e përjashtimit, shovinizmit dhe racizmit në shoqërinë kosovare. “Ajo” është filmi nga More Raça që u përzgjedh si një ndër finalistët e “Manhattan Short Film Festival”. Ky film është shfaqur në mbi 350 qytete nëpër 6 kontinente dhe ka fituar të drejtën të garojë për Oscar. “Ajo” tregon historinë e trishtë të në familje dhe trimërinë e një vajze të vogël, e cila e bën të pamundurën për të shpëtuar veten dhe nënën e saj nga dhuna. Aktoret kryesore të këtij filmi janë Diella Valla dhe Aurita Agushi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?