Më shumë se 100 zjarrfikës dhe punonjës të emergjencave në Spanjën jugore janë në kërkim të një fëmije të vogël që ra në një pus të thellë dhe të ngushtë.
Ekipet e shpëtimit nuk kanë qenë në gjendje të hyjnë në pusin, i cili ka diametër 25 centimetra dhe besohet të jetë më shumë se 100 metra i thellë.
Të hënën ekipet përdorën disa mënyra për të arritur në fund të pusit, pa dëmtuar strukturën e saj apo e bllokuar me dhe’ apo me gurë.
Djali 2-vjeçar ra në pusin e thellë pasi u largua nga prindërit e tij ndërsa po luante në një zonë malore pranë qytetit Totalan, në verilindje të qytetit të Malaga.
Gropa, e cila është shumë e ngushtë për të zënë një njeri të rritur brenda, u hap një muaj më parë për vaditjen e tokave por nuk u mbulua më pas.
Me anë të një aparati fotografik, zjarrfikësit zbuluan në pus një qese karamele që djali po mbante kur u zhduk. Qesja ishte rreth 75 metra poshtë boshtit dhe shpëtuesit nuk mund ti dërgonin dot pajisjet e tyre më poshtë.
Zëdhënësi i Gardës Civile, Bernardo Molto, tha se përpjekjet do të përqendrohen në përdorimin e pajisjeve më të sofistikuara për të zgjeruar vrimën ndërsa ka nisur gërmimi i tuneleve të veçanta për të hyrë në pus.
