Bëhuni gati për “Super Hënën e Përgjakshme”, viti i ri vjen me një eklips të plotë hënor

Hëna e parë e plotë e vitit 2019 vjen bashkë me një shfaqje spektakolare.

Në natën e 20-21 janarit, hëna e plotë do të përkojë me një eklips të plotë hënor, i cili do të bëjë që sateliti natyror i Tokës të marrë një shkëlqim të kuq të ndezur në një efekt që njihet si Hëna e Gjakut.

Në të njëjtën kohë, hëna do të ulet në pikën më të afërt të Tokës në orbitën e saj, kështu që ajo do të shfaqet masive në qiellin e natës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjitha këto fenomene së bashku përbëjnë një kombinim të mrekullueshëm që shënon eklipsin e fundit të hënës që do të shohim deri në vitin 2021.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga fillimi në fund, eklipsi hënor do të zgjasë pak më shumë se tre orë e gjysmë. Eklipsi i plotë i Hënës së Gjakut do të jetë i dukshëm në shumë pjesë të botës, duke përfshirë të gjithë Amerikën e Veriut dhe pjesë të Evropës dhe Afrikës, sipas TimeandDate.

Eklipsi total i ardhshëm hënor vjen në 26 maj të vitit 2021.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?