Covid-19 ka edhe këtë efekt mbi… papagajtë

Papagajtë vlerësohen jo vetëm për pendët e tyre shumëngjyrëshe, por edhe për aftësinë e tyre për të folur dhe përsëritur fjalët që dëgjojnë nga njerëzit.

Por “fjalori” i tyre nuk është gjithmonë i rafinuar dhe i sjellshëm pasi, në të vërtetë, ka raste në të cilat poshtërimet dhe sharjet dalin nga sqepi i tyre, shkruhet në faqen e internetit today.it.

Ky është rasti i parkut zoologjik në Lincolnshire, Angli, i cili u detyrua të hiqte pesë ekzemplarë që strehonte sepse u ishte bërë zakon ”të shanin” dhe ”mallkonin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zogjtë kishin mësuar këto “shprehje” të ulëta gjatë periudhës së karantinës dhe, kur parku u rihap, ata filluan t’i “kënaqnin” vizitorët me repertorin e tyre të pakëndshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

E pabesueshme, por e vërtetë, menaxhmenti i parkut u detyrua të mbante larg papagajtë.

Kur Parku i Jetës së Egër në Lincolnshire u rihap pas përfundimit të periudhës së bllokimit, vizitorët u tronditën kur dëgjuan se çfarë doli nga sqepat e këtyre, sa të bukur për t’u parë, por aq edhe të tmerrshme për t’u dëgjuar.

Një sjellje që, duke pasur parasysh numrin e madh të fëmijëve që vizitojnë parkun, sigurisht që nuk mund të vazhdojë.

Drejtuesit e parkut ende nuk e kuptojnë se si mund të kishte ndodhur kjo, por me siguri kafshët i kanë dëgjuar këto mallkime gjatë periudhës së karantinës së kaluar në kafaz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?