Del “hajmalia kundër koronavirusit” dhe kushtoka miliona

Në faqen e internetit ruse avito.ru, analoge e eBay, një “hajmali e mrekullueshme që mbron kundër koronavirusit ” ka një çmim prej 185 milion eurosh. Në sitin jashtëzakonisht të popullarizuar ka edhe opsione të tjera për t’u mbrojtur nga virusi: një “shall mbrojtës” dhe madje edhe një kërpudha prej druri.

Hajmalia më e lirë shkon deri në 70 euro.

Megjithatë, në Turkmenistan, autoritetet lokale po luftojnë koronavirusin me “mjete tradicionale”: duke djegur shkurret erioloba të akacies në ndërtesat publike, duke përfshirë shkollat, çerdhet dhe spitalet. Akacia erioloba është një bimë me gjemba që rritet në shkretëtirë dhe është ushqimi i preferuar i deveve. Konsiderohet një bimë efikase për mjekësinë tradicionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?