Është miliarderi i vetëm në shtetin e tij të vogël – Pasuria e tij vlen sa 50% e GDP-së së gjithë vendit

Christoph Zeller është miliarderi i vetëm i Lihtenshtajnit, sipas Forbes. Miliarderi 62-vjeçar, i cili bëri pasurinë e tij në produktet dentare, vlen sot 3.1 miliardë dollarë. Kjo është gjysma e GDP-së së vendit të  vogël europian me 6.2 miliardë dollarë.

Zeller kaloi 13 vjet si CEO i Ivoclar Vivadent AG, një kompani e produkteve dentare që pati shitje prej 818 milion dollarësh në 2018. Sipas Forbes, ka rreth 2,153 miliarderë në botë. Por në Lihtenshtajn, një vend i vogël i Europës Qendrore me 38.547 njerëz, është vetëm një: Christoph Zeller.

Pavarësisht se është një vend i vogël, Lihtenshtajni ka një ekonomi të lulëzuar dhe është GDP-ja e dytë më e lartë për frymë në botë, 165.028 dollarë, pas Monakos. Ekonomia e saj e larmishme është e përqendruar në prodhim, industrinë financiare dhe industrinë e shërbimeve./ SCAN

SHKARKO APP