FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fotoja e djalit pranë babait të vdekur siguroi 43 mijë dollarë brenda ditës

Fotografia e një djali që qan pranë trupit të babait të tij të vdekur, bëri që përdoruesit e mediave sociale indiane të kontribuonin, duke mbledhur më shumë se tre milionë rupi (43.829 dollarë) për familjen e tij brenda një dite.

Fotografia u nda në Twitter më shumë se 7,000 herë.

Anil, 27 vjeç, ishte punëtor kanalizimesh në kryeqytetin Delhi, i cili vdiq kur litari me të cilin do të futej në kanalizim, u këput, duke bërë që të binte brenda. Në Indi, kjo është puna më e tmerrshme dhe pa asnjë mjet sigurie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas disa vlerësimeve, rreth 100 punëtorë kanalizimesh vdesin çdo vit në Indi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shiv Sunny, gazetar në The Hindustan Times, i cili ka postuar foton të hënën, i tha BBC se ai ishte “tronditur” nga sytë e djalit të pikëlluar të të ndjerit. Ai është 11 vjeç.

“Unë jam gazetar i krimeve dhe kam parë shumë tragjedi, por kjo ishte diçka që kurrë nuk e kisha parë”.

Z. Sunny tha se e mori fotografinë në minutën e fundit, përpara se trupi i viktimës të digjej.

“Dua vetëm të tërheq vëmendjen për vdekjen e punëtorëve të kanalizimeve”, tha Sunny. “Kjo [foto] tregoi historinë e gjendjes së vështirë të familjes”.

Ai tha se familja nuk mund të përballonte dot as koston e djegies dhe ishte ndihmuar nga fqinjët. Gjithashtu, djali i vogël i viktimës 4 muajsh kishte vdekur një javë më parë nga pneumonia, pasi nuk kishin para për të blerë ilaçe.

Anil gjithashtu ka dy vajza, të moshës shtatë dhe tre vjeç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?