Gratë shesin në kishë ëmbëlsira me marijuanë

Dy gra janë arrestuar, pasi u kapën duke shitur ëmbëlsira që përmbanin marijuanë në një kishë në Gjeorgji. Ebony Cooper dhe Leah Pressley u ofruan njerëzve ushqime me marijuanë. Ato u arrestuan gjatë një eventi që kisha, në qytetin e Savannah, po mbante për sipërmarrësit vendas.

Ato u ndaluan nga policia pas ngjarjes dhe u përballën me akuzat për drogë. Policia raportoi se Cooper kishte vendosur drogën në një tavolinë dhe se kisha nuk ishte në dijeni të aktiviteteve të paligjshme. Ligjet e marihuanës në SHBA ndryshojnë nga shteti në shtet, me nëntë shtete dhe Uashington DC që kanë legalizuar drogën, por është e paligjshme në Gjeorgji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?