FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hapen aplikimet, mundësi për 1 mijë të rinj që të promovojnë turizmin shqiptar!

Ministria e Turizmit njofton hapjen e aplikimeve në kuadër të projektit “Smile Albania”.

Smile Albania 2019 është një projekt i Ministrisë së Turizmit i cili synon të angazhojë 1 mijë të rinj për të promovuar turizmin shqiptar nëpërmjet buzëqeshjes së mikpritjes shqiptare dhe edukimit mjedisor.

Projekti do të shtrihet gjatë gjithë sezonit turistik dhe në të gjitha pikat hyrëse dhe zonat turistike, duke synuar kthimin e Shqipërisë në një destinacion turistik Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëllimi është vënia në dukje e bukurisë së natyrës shqiptare por edhe në mikpritjen e turistëve që vijnë në vendin tone duke qenë se janë në rritje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu i jepet rëndësi  informimit në masë duke përfshirë edhe institucionet arsimore se si ta mbrojmë dhe duam natyrën e vendit tonë.

Format e aplikimit janë:
1. Pranë 12 AdZM-ve
2. Në adresën e emalit: smile.albania@akzm.gov.al
3. Në faqen ueb: www.akzm.gov.al

Dokumentet e nevojshme:

1. CV me fotografi
2. Kartë Identiteti (ID)
3. Diplomë e Shkollës së Lartë, ose Vërtetim, që ndiqni studimet e larta
4. Letër Motivimi (Kërkesë)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?