Humbi foshnjen e porsalindur gjatë betejës me kancerin, vdes edhe nëna

Një nënë e re, që vendosi të shtyjë trajtimin e kancerit për ti dhënë djalit të saj një shans për të jetuar, ka vdekur. Brianna Rawlings vdiq më 29 dhjetor të vitit të kaluar pasi humbi betejën e saj me leuçeminë, një formë e rrallë dhe agresive e sëmundjes së gjakut. Adoleshentja nga Colyton në Sydney vdiq pak ditë pas 19 vjetorit të lindjes. Ajo ishte 17 javëshe shtatzënë kur u diagnostikua me sëmundjen. Brianna u përball me vendimin për të përfunduar shtatzëninë, që do i rriste shanset për mbijetesë, ose do të mbante fëmijën por të mos merrte mjekim. Nëna guximtare bëri zgjedhjen duke vënë jetën e fëmijës para jetës së saj dhe vonoi  trajtimin, në këtë mënyrë duke e përgjysmuar shanset për të jetuar. Ajo vuajti nga dhimbje të mëdha trupore për të mbajtur foshnjen  në krahët e saj. Por mjekët zbuluan një infeksion tek Rawlings që kishte potencial për t’ë kaluar tek fëmija, duke e detyruar të bënte lindje cezariane tre muaj para kohe. Foshnja Kayden arriti të jetonte vetëm për 12 ditë para se të vdiste. Nëna e re u shkatërrua, por vazhdoi të luftonte. Ndonëse gjendja e Rawlings u përkeqësua më vonë dhe një transplantim i mundshëm i palcës së eshtrave nga vëllai i saj u përjashtua nga mjekët. Pas pak ditësh ajo Brianna iu nështrua sëmundjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?