Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:46 Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës Nga Ben Blushi- Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Luledielli dhe komunikimi i tij me diellin, një marrëdhënie e mahnitshme reciprociteti

Kultura E mërkurë, 10 Korrik 2024 12:04
Luledielli dhe komunikimi i tij me diellin, një marrëdhënie e mahnitshme reciprociteti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Shumë nga ju kanë konsumuar vaj luledielli për gatim, kanë ngrënë farat e kësaj luleje, ose e keni përdorur si ushqim për zogjt tuaj të preferuar. Atë tashmë e gjejmë edhe si një llojshmëri e luleve që përdorim për dekorim festiv dhe në buqetat e dhuratave.

Përtej kësaj, prej të gjitha luleve, post-impresionisti holandez, Van Gog, zgjodhi të sillte në artin e tij mahnitës, në tablonë e tij joshëse, pikërisht lulediellin, si mënyrë manifestimi shprehës të atij dielli që digjte brenda tij, atij vezullimi shpirtëror, me të cilën ai kërkonte të shihte botën. Luledielli është një lule e bukur, si e tillë është dhe një lule që ka veçoritë e saja dalluese me lulet e tjera. Ndonëse specifikisht ajo si lule ka njëjtësisht marrëdhënie me diellin, me disa prej luleve dhe bimëve, në një odise të gjatë shkëmbimi fotosinteze dhe klorofili, dioksidi të karbonit dhe oksigjenit. Padyshim edhe ne njerëzit kemi një komunikim thelbësisht jetësor me diellin. Prania e tij veç karakteristikave kontribuese të shëndetit, ajo ndikon dallueshëm edhe në gjallërinë, vitalitetin dhe krejt shfaqshmërinë tonë në realitet, së brendshmi dhe sipërfaqësisht.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ajo që ndoshta nuk e dinit është se luledielli është një rrugëtues ditorë me diellin. Dhe është pikërisht ky tipar dallues që e bën atë kaq interesant dhe joshës për kureshtin tonë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rrugëton me diellin, pse?!

A është e vërtetë që luledielli e kthen kokën nga dielli? Po. Si gjethet, ashtu edhe lulet janë heliotropike, që do të thotë se kthehen nga vjen drita e diellit. Bima grumbullon auksinën, një hormon bimor që kontrollon rritjen. Në anën që nuk sheh nga dielli, sasia e auksinës është më e madhe, dhe kjo bën që kërcelli të rritet duke u drejtuar nga dielli. Megjithatë, kur çelin plotësisht, lulet nuk janë më heliotropike, por në përgjithësi drejtohen nga lindja.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyllja e qendrës së Aleancës në Toulouse

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyl...

8 Nëntor 2026, 15:01
Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programin Artemis

Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programi...

7 Nëntor 2026, 20:31

Natën liledielli, në fazën e rritjes dhe zhvillimit të frytit nuk mund të themi se bie në një gjumë vdekjeje, sepse ajo gjatë natës kthehet në pozicionin fillestar në pritje të lindjes së diellit, për të filluar rishtaz rrugëtimin me të në funksion të funksionimit të atij priocesi gjallues të saj.

Emri i lulediellit në latinisht, Helianthus annuus, vjen nga fjalët greke që do të thonë «diell» e «lule» dhe nga fjala në latinisht që do të thotë «njëvjeçare». Ajo zakonisht shkon rreth dy metra, por disa lloje gjigante rriten më shumë se dyfish. Kërcelli i fortë dhe gjethet e ashpra e të gjelbra kurorëzohen me një lule të madhe, të rrumbullakët, me petale në ngjyrë të verdhë të ndezur. Petalet rrethojnë pjesën e errët në qendër, që përbëhet nga lule të vogla në formë tubthash. Kur pjalmohen nga insektet, këto lule të vogla japin farat e ngrënshme të lulediellit. Diametri i boçes së lulediellit shkon nga 5 deri në 50 centimetra dhe prodhon 100 deri në 8.000 fara.

Ka dhjetëra lloje Helianthus dhe po krijohen vazhdimisht varietete të reja hibride. Zakonisht, vetëm dy lloje kultivohen për qëllime bujqësore. Njëri është Helianthus annuus, i cili kryesisht kultivohet për prodhimin e vajit të lulediellit, kurse tjetri, Helianthus tuberosus, kultivohet për zhardhokët e saj që i ngjajnë patates. Ata përdoren si ushqim për bagëtinë dhe për prodhimin e sheqerit e të alkoolit.

Origjina e lules

Vendi i origjinës së lulediellit shtrihej nga Amerika Qendrore deri në jug të Kanadasë së sotme. Atje indianët kultivonin lulediellin. Kur eksploruesit spanjollë e çuan bimën përtej Atlantikut në vitin 1510 e.s., ajo u përhap me të shpejtë anembanë Evropës Perëndimore. Në fillim, luledielli mbahej thjesht për zbukurim, për të hijeshuar kopshtet botanike dhe kopshtet e shtëpive. Por, aty nga mesi i shekullit të 18-të, farat e saj shiheshin si ushqim i zgjedhur. Në atë kohë, njerëzit përdornin edhe gjethet e lulet e saj si çaj për të ulur temperaturën.

Më 1716, një anglez mori një licensë për të nxjerrë vaj nga luledielli që të përdorej në industrinë e thurjes dhe të regjjes së lëkurës. Megjithatë, vaji i lulediellit pothuajse nuk njihej fare në pjesën tjetër të Evropës deri në shekullin e 19-të. Ishte cari rus, Pjetri i Madh, ai që mori farat e lulediellit nga Holanda në vitin 1698 dhe i çoi në Rusi. Megjithatë, kultivimi i lulediellit për qëllime ekonomike në Rusi filloi vetëm në vitet 30 të shekullit të 19-të. Disa vjet më vonë, rajoni Voronjezh i Rusisë prodhonte mijëra tonë vaj luledielli. Shpejt, kultivimi i lulediellit u përhap në vendet fqinje, si Bullgari, Hungari, ish-Jugosllavi, Rumani dhe Ukrainë.

Si për ironi, në fund të shekullit të 19-të, luledielli u bë sërish e njohur në Amerikën Veriore nga emigrantët rusë. Të shpërngulurit e hershëm në këtë kontinent, ndryshe nga indianët, nuk e kishin vazhduar kultivimin e lulediellit. Sot në vende të ndryshme në mbarë botën ka fusha të paana me luledielli.

Vlera ushqimore dhe ekonomike të lulediellit

Sot luledielli kultivohet kryesisht për farat e saj nga nxirret vaj i një cilësie të lartë. Vaji i lulediellit përdoret për gatim, për salcë sallate dhe për të bërë margarinë. Farat kanë mjaft vlera ushqyese, pasi përmbajnë 18 deri në 22 për qind proteina dhe lëndë të tjera ushqyese.

Kur duan diçka të lehtë, shumë njerëzve u pëlqejnë farat e lulediellit të pjekura pak dhe me kripë. Mielli që nxirret nga farat, përdoret sa për lezet në pjekje. Për më tepër, vaji i lulediellit është një nga përbërësit e shampove, zbutësve të buzëve, kremit të duarve, kremit të trupit dhe produkteve për bebe. Madje, ai përdoret edhe për prodhimin e vajit të motorëve. Ndërsa farat e lulediellit përdoren edhe si ushqim për zogjtë dhe kafshët e vogla.

Një fushë me luledielli është një parajsë për bletët mjaltëse—në një hektar me luledielli mund të prodhohen nga 25 deri në 50 kilogramë mjaltë. Kur mbaron korrja e lulediellit, kërcejtë që mbeten, përmbajnë 43 deri në 48 për qind celulozë, e cila është e mirë për të prodhuar letër dhe artikuj të tjerë. Pjesët që mbeten nga luledielli, mund të bëhen silazh ose pleh.

Kjo është luledielli, lulja që rrugëton me diellin për të sjellë diell në shëndetin tonë.

Etiketat e lidhura

albert vatajLuledielli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës
Para 6 minutash

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 21 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 30 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 32 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.