Luvri i Abu Dhabit priti 1 milion vizitorë në vitin e tij të parë

Muzeu i Luvrit në Abu Dhabi ka festuar vitin e parë të aktivitetit, gjatë të cilit ka tërhequr 1 milion vizitorë.

Muzeu u hap më 11 nëntor 2017 si rezultat i një marrëveshje 30-vjeçare midis Francës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, në një marrëveshje me vlerë mbi 1 miliard dollarë.

Vizitorët ndërkombëtarë përbënin 60% të totalit, me Indinë që mban vendin e parë, e ndjekur nga shtetasit Emiratë, të cilët janë gjithashtu vizitorët më të shpeshtë të muzeut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Franca, Gjermania, Kina, Britania e Madhe dhe SHBA janë gjithashtu ndër nacionalitetet më të përfaqësuara, së bashku me vendet nga Këshilli i Bashkëpunimit Gjirit (GCC), të cilat përfshijnë Bahrein, Kuëaitin, Oman, Katarin dhe Arabinë Saudite.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përkatësisht, Luvri në Paris, muzeu më i madh i artit në botë, tërhoqi 8.1 milionë vizitorë në vitin 2017.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?