Martesa që mori fund që ditën e dasmës

Një çift i ri i dha fund martesës së tyre pak orë pas ceremonisë së dasmës, duke vendosur kështu ndoshta një rekord.

Stefan Uillson, nga Uellsi i Britanisë, pa t’i prishet dasma kur shoqëruesi i dhëndrit, vëllai i tij, rrahu keq nusen, mamanë dhe dy motrat e saj.

Familja e nuses ishte duke ndihmuar dhëndrin e dehur që të shkonte në shtrat, pasi kishte përfunduar ceremonia. Në atë çast, vëllai i tij erdhi duke thënë që i vëllai s’ishte më pjesë e familjes së tij, pasi s’duhej të ishte martuar me atë vajzë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas ai kishte sulmuar dhunshëm me grushte nusen, mamanë e nuses, dy motrat dhe madje një taksist që e kishin thirrur. Për të gjitha këto sulme ka marrë dënime në nga gjykata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dasma u bë para katër muajsh dhe çifti s’është parë më bashkë që atëherë, e madje kanë deklaruar që po ndjekin secili rrugën e vet, duke vendosur kështu ndoshta rekord botëror për martesën më të shkurtër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?