Njerëzit kanë shumë pikëpamje të ndryshme mbi ushqyerjen me gji, pavarësisht se përsa kohë duhet ta bëjnë këtë gjë.
Dhe Amy Hardcastle ka ushqyer me gji djalin e saj pesëvjeçar që kur ka lindur.
27-vjeçarja nga Lancashire, Britani e Madhe, dëshiron t’u tregojë njerëzve se është normale që një fëmijë të ushqehet me gji përsa kohë të jetë e mundur.
Ajo ka pozuar duke i dhënë gji djalit të saj Max ndërsa ishte nudo në vaskë.
Hardcastle dëshiron të inkurajojë nënat që të ndihen rehat duke ushqyer fëmijët e tyre pavarësisht nga mosha.
Amy shpreson të thyejë stigmën e ushqyerjes me gji për një kohë të gjatë dhe ti tregojë kritikëve se është krejtësisht e natyrshme dhe e mirë për fëmijën dhe inkurajon afërsinë.

