Postoi foton duke i dhënë djalit të porsalindur salcë pikante, i vjen policia tek dera

Babai i një foshnje të porsalindur mori një vizitë nga policia pas një shakaje të postuar në Facebook.

Paul Dawson, kishte dalë me partneren e tij, Laurencia Wood dhe djalin 5 ditësh për të ngrënë jashtë kur ndodhi incidenti.

Pasi vogëlushi Ben u ushqye, Paul e mori djalin për ta mbajtur në mënyrë që edhe partnerja të kishte mundësi të hante ushqimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke harruar që kishte ngrënë krahë pule me salcë pikante, Dawson e vendosi gishtin e tij në dorën e të porsalindurit për ta qetësuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe, duke qenë se gishti kishte shijen e salcës pikante Beni i vogël bëri një fytyrë sa të çuditshme dhe gazmore. Por, pas kësaj familja u përball me një vizitë të policisë në shtëpi.

Babai i ri tha se ndihej shumë i zemëruar që dikush e kishte lajmëruar policinë për një shaka që nuk ishte e vërtetë.

Oficerët u larguan pasi e kuptuan që nuk e kishin lexuar postimin origjinal në Facebook, por atë të shpërndarë nga të tjerët si shaka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?