FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Studimi: Ndotja e ajrit e zvogëlon shumë inteligjencën

Ndotja mjedisore është një nga problemet më të mëdha, me të cilat është duke u përballur e gjithë bota. Së fundmi sipas një studimi është arritur në përfundimin se ndotja e ajrit zvogëlon inteligjencën.

Studimi në fjalë është realizuar në Kinë nga hulumtues amerikanë. Kujtojmë këtu se Kina ka probleme të mëdha me ndotjen e ajrit.

Sipas hulumtuesëve amerikanë 95 për qind e popullsisë globale janë duke thithur ajër të ndotur, i cili ndikon në zvogëlimin e inteligjencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studimi është publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences’’. Njëri prej shkencëtarëve ka thënë:

Swiss Digital Mobile Reklama
Ajri i ndotur shkakton që gjithsecilit t’i zvogëlohet niveli i edukimit për një vit. Por, ne e dimë se ky efekt është më i keq për të moshuarit, posaçërisht për ata mbi 64 vjet, për meshkujt, dhe për ata që kanë më pak edukim të kryer.’’

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?