“Superhëna” po vjen! Kjo është dita kur do ndriçojë qiellin

dpatop - 19 February 2019, Bavaria, Nürnberg: A plane flies by before the full moon. Photo: Daniel Karmann/dpa

Astrologë, është koha për të hedhur sytë drejt qiellit për një tjetër spektakël qiellor pasi të hënën në darkë, më 9 mars, për herë të dytë për këtë vit do të ndodhë “Superhëna”.

Këtë herë do të quhet “Worm Moon” (Hëna e Krimbit) – që është emri i dhënë për hënën e plotë në mars – dhe do të jetë e dukshme për këdo në Mbretërinë e Bashkuar me qiell të pastër nga e diela në darkë deri të martën.

Hëna do të arrijë nivelin më të lartë të plotshmërisë, që do të thotë se do të jetë në madhësinë maksimale në qiell të hënën në mbrëmje.

Nëse do shikoni në qiell në orën 5:48 të hënën pasdite, do të keni një mundësinë të shihni një hënë që shfaqet shtatë përqind më e madhe se zakonisht, por edhe që ndriçon nga drita e diellit teksa perëndon.

Fenomeni ndodh kur periudha e hënës së plotë nga cikli i zakonshëm ndodh është afër ose larg pikës më të afërt të orbitës të tokës.

Kjo do të thotë se një superhënë është e aftë të jetë deri në 14 përqind më e madhe dhe deri në 30 përqind më e ndriçushme se hëna në një natë normale.

SHKARKO APP