Ky vend ndalon marrjen me qira të apartamenteve për turistët deri në vitin 2028

Barcelona do të ndalojë marrjen me qira të apartamenteve për turistët deri në vitin 2028. Hap drastik i marrë nga drejtuesit e qytetit në përpjekje për të frenuar rritjen e kostove të banesave.

Kryetari i bashkisë, Jaume Collboni tha se deri në nëntor 2028, Barcelona do të revokojë licencat e 10,101 apartamenteve të miratuara aktualisht si me qira afatshkurtra.

“Kjo do thotë se nga viti 2029 nëse s’ka pengesa, apartamentet turistike, siç i kuptojmë ne sot, do të zhduken nga qyteti i Barcelonës”.

Një bum në qiratë afatshkurtra në Barcelonë, qyteti më i vizituar i Spanjës nga turistët e huaj, bëri që disa banorë të mos mund të përballonin një apartament pasi qiratë u rritën me 68% në 10 vitet e fundit dhe kostoja e blerjes së një shtëpie u rrit me 38%.

SHKARKO APP