132 ditë protestë, Vatnikaj: Reforma e re territoriale një turp, nuk frikësohemi nga asnjë shantazh

Aktivistja Sidorela Vatnikaj, gjatë protestës së 132-të kundër qeverisë, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, duke kritikuar ashpër reformën e re territoriale.

“Ky parlament nuk na përfaqëson më as interesat tona e as shqetësimet tona, por vepron sipas urdhrave të Edi Ramës”, deklaroi Vatnikaj.

Ajo e cilësoi miratimin e reformës territoriale si të turpshëm, duke theksuar se ajo shkrin 15 bashki dhe përqendron pushtetin në pak duar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këtij pushteti korruptiv i ka ardhur fundi”, u shpreh aktivistja, duke akuzuar gjithashtu autoritetet për presion ndaj protestuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim, Vatnikaj theksoi se protestuesit nuk do të tërhiqen përballë shantazheve dhe presionit, duke përsëritur thirrjen për largimin e kryeministrit.

“Ne jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen tënde dhe kabinetit tënd”, deklaroi ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?