7 orë diskutime me Ramën, ministrat largohen me dosje në duar

Pas më shumë se shtatë orësh diskutime, mbledhja e qeverisë në Pogradec ka përfunduar. Ministrat dhe drejtues të institucioneve të ndryshme u panë duke lënë vilën qeveritare, disa prej tyre me dokumente në duar.

Në mesin e pjesëmarrësve u vu re edhe Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dash Sula, ish-deputet i Partisë Demokratike. Në takim mori pjesë gjithashtu drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, e cila më herët ka qenë pjesë e Partisë Demokratike.

Mbledhja, e zhvilluar me dyer të mbyllura, zgjati për disa orë, ndërsa pas përfundimit pjesëmarrësit nisën të largoheshin njëri pas tjetrit nga vila qeveritare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?