79 ditë protestë, qytetari: Protesta nuk ka pushim, deri në ndërtimin e “Shqipërisë së Re”
Në protestën e 79-të kundër qeverisë, një prej qytetarëve pjesëmarrës deklaroi se revolta ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama do të vijojë dhe nuk do të ndalet.
Sipas tij, Rama nuk i plotëson më kushtet për të drejtuar vendin dhe gjatë qeverisjes së tij nuk ka punuar në interes të qytetarëve. Protestuesi akuzoi kryeministrin se ka favorizuar kryesisht patronazhistët dhe oligarkët.
“Protesta nuk ka pushim. Rama nuk i plotëson kushtet që të jetë më kryeministër. Ai nuk ka punuar për popullin, por vetëm për patronazhistët dhe oligarkët”, u shpreh qytetari. Ai shtoi se kërkesa e protestuesve dhe, sipas tij, e një pjese të shqiptarëve është largimi i Ramës nga qeveria dhe ndërtimi i një “Shqipërie të Re”.
KOHA JONË SONDAZH

