”Arrestimi i Ergys Agasit është veç fillimi”, protestuesit: Duam Ramën dhe Berishën në burg
Arrestimi i biznesmenit të shumëkërkuar Ergys Agasit, u komentua edhe në protestën përballë Kryeministrisë që vijon prej 88 ditësh. Protestuesit e kanë cilësuar prangosjen e Agasit si një zhvillim pozitiv, ndërsa kanë kërkuar që hetimet të shtrihen edhe më tej dhe të përfshijnë persona të tjerë me përgjegjësi të larta.
Një prej qytetarëve tha se arrestimi i Agasit nuk duhet të shihet si përfundim, por si pikënisje e një procesi më të gjerë hetimor. “Ja ku jemi këtu, me një lajm të mirë, me arrestimin e Ergys Agasit. Arrestimi i tij është vetëm fillimi”, u shpreh protestuesi.
Ai kërkoi që institucionet e drejtësisë të vijojnë hetimet dhe të marrin masa edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të lartë. “Ne kërkojmë arrestimin e Belinda Ballukut, të Edi Ramës, të Sali Berishës!” deklaroi ai nga sheshi i protestës.
KOHA JONË SONDAZH

