Arben Kola i drejtohet SPAK-ut pas arrestimit të Agasit: Mos bëni lojëra të dyfishta
Aktivisti dhe bashkë-organizatori i protestës, Arben Kola e ka cilësuar arrestimin e Ergys Agasit si vetëm “majën e ajsbergut”, duke kërkuar që hetimet të shoqërohen edhe me konfiskimin e pasurive dhe kthimin e tyre te qytetarët.
Në protestën që sonte është në ditën e 88-të, Kola i bëri thirrje SPAK-ut që të vijojë veprimet dhe të mos ketë, sipas tij, “lojëra të dyfishta”. Ai paralajmëroi se protesta dhe presioni qytetar duhet të vazhdojnë edhe gjatë muajve në vijim.
Sipas aktivistit, arrestimet duhet të jenë vetëm një pjesë e një procesi më të gjerë, ku pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara të rikthehen në shërbim të qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

