Arrestimi i Agasit, Policia e Durrësit: Udhëtonte në të njëjtin mjet me Shpatarakun

Policia e Shtetit ka reaguar për arrestimin e Ergys Agasit këtë pasdite në Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u finalizua nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, në të njëjtin automjet me Agasin ndodhej edhe një tjetër person, konkretisht Uljan Shpataraku.

Njoftimi

Finalizohet operacioni policor i koduar “The Wanted”

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), finalizuan operacionin e koduar “The Wanted”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si rezultat i operacionit, në Durrës u kap shtetasi E. A., i shpallur në kërkim nga SPAK-u.

Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua edhe shtetasi U. Sh., i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar E. A.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?