Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhu*uar nga policia, ka firmosur dy dokumente

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca raportoi sot veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2024. Pas raportimit, Ballanca iu përgjigjet interesit të deputetëve përmes pyetjeve që ata kanë depozituar paraprakisht në Kuvend. E pyetur mbi verifikimet lidhur me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisië, Ilir Meta, ajo tha se janë gjetur disa shkelje nga ana e policisë gjatë momentit të arrestimit të ish-presidentit.

”Nuk kemi gjetur shkelje të institucionit të drejtësisë. Kemi mandat të kufizuar për sa i përket institucionit të drejtësisë. Sa i përket policisë së shtetit, kemi gjetur disa shkelje. Jo të gjitha pretendimet e paraqitura në media kanë qenë të bazuara. Ajo që kemi identifikuar është që mënyra e ndalimit është në kundërshtim me ligjin përkatës, sepse nuk është respektuar dinjiteti njerëzor i zotit Eida. Kishte problematikë me njësinë dalluese dhe me uniformën që duhet përdorur nga forcat speciale”,-tha Ballanca.

Nga ana tjetër, Avokatja e Popullit theksoi se vetë Meta ka firmosur 2 dokumente në të cilat pranon se nuk është dhunuar në asnjë moment nga policia. ”Ai nuk ka pretenduar dhunë nga policia e shtetit. Ka dy dokumente, një në prezencë të avokatit dhe një në momentin e parë të hyrjes në bllokun e sigurisë, ku ai ka pranuar që nuk është dhunuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?