Balla në Berlin: Mjedisi, ndër kapitujt më sfidues për procesin e integrimit europian
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë qëndrimit në Berlin zhvilluan një takim me Rita Schwarzelühr-Sutter, Sekretare Shteti në Ministrinë Federale të Gjermanisë për Mjedisin, Klimën, Konservimin e Natyrës dhe Sigurinë Nukleare.
Balla informoi se në takim u diskutua mbi avancimin e Shqipërisë në negociatat me Bashkimi Evropian, me fokus të veçantë në Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike.
“Gjermania është mbështetës kryesor në rrugën evropiane të Shqipërisë dhe ne jemi mirënjohës për partneritetin e fortë në avancimin e reformave dhe arritjen e standardeve të BE-së”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

