FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Asnjë votë “Edi tutës”, nuk merr vesh nga ekonomia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga takimi elektoral në Dibër ka ftuar shqiptarët të votojnë PD-në dhe bashkimin më të madh të opozitës në këto 27 vite.

Edhe në këtë takim nuk munguar akuzat ndaj kryeministrit Rama, të cilën e etiketoi si “Edi tuta”. Më tej kreu i PD-së, ju kërkoi dibranëve por dhe të gjithë shqiptarëve, që të mos hedhin asnjë votë dëm duke ua dhënë partive të vogla.

“Asnjë votë PDIU-së që ka hyrë më kokë në qypin e turshive, ta dinë ata, më mirë hidhini në Drin votat se me ua dhënë këtyre, atje do e hajë në ndonjë peshk i vogël, asnjë votë për Ramën dhe Beqen, asnjë votë për partitë e tjera”- tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me kërkesën për të pasur besim tek “Republika e Re”, Basha kërkoi që shqiptarët ti japin votën për të bërë ndryshimin që i duhet vendit, duke numëruar gjithë detajet e planit ekonomik të PD hartuar nga ekspertët më të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më jepni mundësinë, Rama nuk merr vesh nga ekonomia. Ndëshkim mashtruesve, asnjë votë shushunjave, më mirë në Drin të Zi”,-shtoi Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?