Begaj përkujton Lidhjen e Prizrenit: Thirrje e përhershme për unitet e përgjegjësi kombëtare
Presidenti Bajram Begaj përkujtoi sot 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.
Begaj e cilësoi Lidhjen e Prizrenit shprehjen më të lartë të ndërgjegjes kombëtare si dhe tempull të përpjekjeve të rilindësve për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve nën një shtet të vetëm.
“148 vjet më parë, në Prizren u mbajt Lidhja e Prizrenit.
Lidhja ishte shprehja më e lartë e ndërgjegjes sonë kombëtare, tempull i përpjekjeve të Rilindësve për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve nën një shtet të vetëm.
Fryma e Lidhjes së Prizrenit mbetet një thirrje e përhershme për unitet, përgjegjësi kombëtare dhe përkushtim ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë.
Shembulli, kuraja dhe mençuria e tyre mbeten frymëzim i vazhdueshëm për kombin tonë dhe do të nderohen përjetë nga ne“, shkruan Begaj në mesazhin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

