Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 2 Nëntor 2026, 23:00 Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës Artisti Bejta është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5. I njëjti që nga dalja në skenë, koncerte e projekte muzikore, ka marrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Berisha akuza për varfërinë dhe pensionet nga Dibra: Shqipëria rrallëherë është rrokullisur kaq shumë

Lajme E martë, 13 Tetor 2026 18:57
Berisha akuza për varfërinë dhe pensionet nga Dibra: Shqipëria rrallëherë është rrokullisur kaq shumë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për përkeqësimin e situatës ekonomike dhe sociale në vend, gjatë një fjale të mbajtur në foltoren e “Ripërtëritjes” në Dibër. Ai u ndal te emigracioni, rënia e lindshmërisë, varfëria dhe vështirësitë me të cilat, sipas tij, përballen pensionistët për të siguruar ushqimet dhe ilaçet.

“Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur siç është rrokullisur këto 14 vite”, deklaroi Berisha, duke e cilësuar situatën demografike dhe ekonomike si shqetësuese. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së solli në vëmendje edhe një histori personale nga viti 1986, kur kishte punuar për tre muaj në spitalin e Dibrës. Ai tregoi rastin e një pacienti me hipertension, i cili kishte refuzuar të merrte recetën e ilaçeve, pasi nuk kishte mundësi ekonomike për t’i blerë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“I bëra recetën gati dhe u ula pranë shtratit të tij që t’i shpjegoja ilaçet. Kushtonin gjithsej 12 qindarka. Ai ishte me hipertension. Ia shpjegova. Burrë fisnik, nuk e mori recetën”, rrëfeu Berisha. Sipas tij, pacienti i kishte shpjeguar se të ardhurat ditore nuk i mjaftonin për të siguruar as ushqimin për vete dhe bashkëshorten.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Doktor, më tha, faleminderit shumë, por nuk e marr. Pse, i thashë unë, 12 qindarka janë. Unë 15 qindarka marr ditën e punës dhe me to duhet të blej bukën bashkë me shoqen time, gruan që kam në shtëpi. Ndaj dhe nuk e marr”, tregoi Berisha. Ai argumentoi se vështirësi të ngjashme, sipas tij, përjetojnë edhe sot shumë qytetarë, veçanërisht pensionistët dhe familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike.

Mund t'ju interesojë

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashk...

Para 4 orësh
Deklarata e fortë e avokatit të Erion Veliajt: Edi Rama e ka arrestuar Erion Veliaj

Deklarata e fortë e avokatit të Erion Veliajt: Edi Rama e ka arrestuar Erion Veliaj

Para 4 orësh
Ish-prokurori Eugen Beci: Duhet të bëhet hetim penal për vizitën e Toni Gogut në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

Ish-prokurori Eugen Beci: Duhet të bëhet hetim penal për vizitën e Toni Gogut në burgun...

Para 5 orësh

“Sot mbi 460 mijë pensionistë marrin pensione të pjesshme”, deklaroi Berisha, duke ngritur pikëpyetje mbi mundësinë që këto të ardhura të mbulojnë nevojat bazë. “Çfarë mund të bëjë ai me 3 mijë lekë ndihmë ekonomike? Ai mund të blejë një javë, maksimumi dy ushqim. Asnjë ilaç”, u shpreh kreu i PD-së. Berisha kritikoi gjithashtu skemën e rimbursimit të barnave, duke pretenduar se heqja e disa medikamenteve nga kjo skemë e vështirëson edhe më shumë trajtimin mjekësor për pensionistët.

Për të ilustruar pretendimin e tij, Berisha tregoi rastin e një miku, i cili, sipas tij, kishte shkuar në farmaci për të blerë një ilaç që ndihmon në hollimin e gjakut, por ishte informuar se medikamenti nuk rimbursohej më. “Bëra hesapin, ai ilaç po ta merrja më kushtonte tre muaj pensionin. Ai ka pension të lartë, por një pension i zakonshëm, shtatë muaj pension”, deklaroi Berisha. Në përfundim, kreu i Partisë Demokratike e përshkroi situatën sociale në vend me tone të forta kritike, duke theksuar vështirësitë e qytetarëve për të përballuar shpenzimet shëndetësore dhe jetesën e përditshme.

Etiketat e lidhura

Sali Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës
Para 4 orësh

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 4 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 4 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 4 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Më të lexuarat

1 Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 4 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

2 Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 4 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

3 ”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj
Para 5 orësh

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

4 Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 4 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.