Berisha: Jemi pro huasë me SHBA-në, por nuk e votojmë. Procedura e përshpejtuar, antikushtetuese

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka folur pas mbylljes se seancës së paradites dhe planifikimit të një tjetër seance sot në 15:00 për kalimin në mënyrë të përshpejtuar të marrëveshjes së huas direkte prej 302 milionë dollarësh amerikanë të dedikuar për mbrojtjen nga SHBA.

Berisha shprehet se PD nuk do ta votojë këtë ligj, pavarësisht se është pro kësaj marrëveshjeje me SHBA-në. Arsyeja është se sipas PD, kalimi në votim në mënyrë të përshpejtuar përbën shkelje kushtetuese.

“Kjo është historia më e turpshme. Një vend anëtar i NATO-s vendos shtetrrethim ndaj qytetarëve të tij, sikur të ishte Koreja e Veriut. Qindra traktorë janë ndaluar nga policia në rrugë, në katër anët e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që po ndodh brenda Parlamentit është një akt i turpshëm i Edi Ramës, i cili kërkon ta kalojë këtë ligj me një procedurë antikushtetuese. Kushtetuta e përcakton qartë se një ligj i tillë nuk mund të miratohet me procedurë të përshpejtuar pa respektuar afatin njëjavor. Edi Rama kërkon me çdo kusht të tregojë se për të Kushtetuta është një letër e vdekur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është një sundimtar që nuk njeh as ligj, as moral. Pse u zhduk flamuri i NATO-s nga çdo cep i Parlamentit? Një nga urdhrat e tij të parë ishte pikërisht heqja e tij. Ne nuk do të votojmë në asnjë mënyrë procedura antikushtetuese. Jemi pro kësaj kredie, por kërkojmë që procedura të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën”, u shpreh Berisha para mediave në hyrje te parlamentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?