FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Kryengritjet tona paqësore e kanë plagosur politikisht Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se protestat e opozitës e kanë “plagosur për vdekje” kryeministrin Edi Rama, pasi është tashmë personazh kryesor negativ, sipas tij, në mediat e huaja.

“Kam kënaqësinë t’u konfirmoj se është pikërisht ky qëndrim, janë kryengritjet tona paqësore, ato të cilat e kanë bërë Edi Ramën delen e zezë të mediave ndërkombëtare. Sot, si për asnjë lider tjetër të Evropës, mediat e mëdha botërore kanë shpërthyer ndaj tij me epitete nga më të rëndat, duke e vlerësuar atë si një gangrenë që duhet të hiqet për vendin e tij”, tha Berisha në një komunikim online me ndjekësit e tij.

“Pra, çdo ditë, falë kryengritjes paqësore tuaj, mospajtimit tuaj me vendimet e tij, Edi Rama damkoset sa asnjë lider tjetër në Evropë. Kjo është një arritje serioze, e rëndësishme për forcat demokratike, për opozitën. Kjo është një arritje e cila dëshmon se Edi Rama politikisht është i plagosur për vdekje. Dhe se kryengritja paqësore e opozitës, me jehonën e saj të jashtëzakonshme ndërkombëtare, ka luajtur rol shumë të rëndësishëm si në mbrojtjen e dinjitetit të shqiptarëve, në hedhjen poshtë të tezës raciste se shqiptarët janë të mbrujtur me korrupsion dhe nuk reagojnë, ashtu dhe me besimin dhe shpresën te shqiptarët dhe partnerët tanë se Shqipëria ka një opozitë të fuqishme që përballet dhëmb për dhëmb me narkodiktaturën, me regjimin autoritar të Edi Ramës”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?