Erion Braçe i ashpër ndaj ministrit të Bujqësisë: Vendosini fre abuzimit!

Deputeti socialist Erion Braçe i është drejtuar me tone të ashpra sot në Kuvend ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, duke evidentuar disa nga problematikat më kryesore me të cilat po përballen fermerët.

Braçe tha se heqja e naftës falas për ta është bërë një moment shumë të pafavorshëm pasi çmimi i naftës është shumë i lartë.

“Pse nuk favorizoni prodhimin por favorizoni kokë lope, dele dhe dhi… po jepi mo lekë për litër dhe vendos një standard të atij qumështi që prodhohet, jepi lekë për kg prodhimi, çfarëdo prodhimi të jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo skemë ka këtë pjesë e mirë, por pjesën tjetër ama që keni hequr naftën që ishte falas në një moment krize… unë e kam thënë që po duhet të ndryshojë skema e naftës, por jo në një moment krize, kur çmimet janë sipër dhe nuk e dimë sesi do të shkojë, sepse rrisin drejtpërdrejtë koston”, u shpreh Braçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër problem për të cilin e ka bërë thirrje ministrit që të marrë masa dhe të verifikojë në terren, është rritja e çmimit të plehrave kimike.

Braçe thotë se justifikimi i shitësve se po shesin me çmimin e bursës është i pavërtetë, pasi sipas tij, nga të dhënat që ka marrë në Dogana, vetëm tre tonë pleh kimikë është importuar pas nisjes së luftës, pjesa tjetër ka qenë e blerë para sulmit në Lindjen e Mesme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?