Buxheti 2015, institucionet ku do të “taksen” paratë

Nga ana tjetër, fonde të konsiderueshme, buxheti i vitit 2015 ka parashikuar që t’i japë edhe ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për shpezime, rreth 39 miliardë të tilla. Fonde këto që do të shkojnë kryesisht për arsimin bazë dhe parashkollorin, rreth 24 miliardë lekë; pasuar me 7 miliardë lekë të tjera për arsimin e mesëm të përgjithshëm etj. Pasuar edhe nga ministria e Shëndetësisë, për të cilën gjithashtu qeveria ka një prioritet të veçantë, për vetë natyrën që ka ky dikaster dhe problematikat që ai përfshin. Konkretisht, për të nga buxheti i shtetit janë parashikuar vitin e ardhshëm rreth 32.5 miliardë lekë, pjesa më e madhe e të cilave do të shkojnë për shërbimet e kujdesit dytësor, 20 miliardë lekë dhe 10 miliardë lekë për kujdesin parësor. Sakaq, në relacionin që shoqëron buxhetin 2015 thuhet se karakteristikat kryesore të shpenzimeve korrente janë:

shpenzimet e personelit; ku numri i punonjësve për vitin 2015 arrin në 87.700 punonjës; duke reflektuar kësisoj dhe shtesën prej 1200 punonjësish në sistemin e Policisë së Shtetit, në përputhje me prioritetet e qeverisë. “Fondi i shpenzimeve të personelit për vitin 2015, në terma realë, do të pësojë një ulje të lehtë nga 5.2% të PBB (Akti Normativ i Buxhetit 2014) në 5.1% të PBB në 2015”, sqaron relacioni.

 

 

73

Miliardë lekë janë parashikuar në total në buxhetin e vitit 2015, investimet publike, pjesa më e madhe e të cilëve do të shkojnë në arsim, shëndetësi dhe transport

 

PARASHIKIMET

 

Investimet publike, mot 5% e

Prodhimit të Brendshëm Bruto

 

Në buxhetin e vitit 2015, investimet publike janë planifikuar 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ose 73 miliardë lekë. Sipas projekt-buxhetit të vitit 2015, investimet e parashikuara për sektorin e transportit dhe ujësjellës-kanalizimeve zënë 52% të totalit të investimeve. Ministritë e Arsimit, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale zënë rreth 8.3% të totalit të fondeve. Sipas pr/buxhetit, investimet me financim të brendshëm për ministrinë e Arsimit dhe Sportit janë rritur në 570 milionë lekë. Sipas relacionit të pr/buxhetit, gjatë vitit që vjen synohet ulja e aksidenteve rrugore duke përmirësuar sinjalistikën dhe mirëmbajtjen e segmenteve të rrezikshme dhe mbylljen e disa akseve kryesore. Përmes investimeve synohet rritja e sigurisë së qarkullimit rrugor, përmirësimi i komponentëve të sigurisë rrugore me sinjalistikë dhe përmirësimin e pikave të rrezikut, përmirësimi i sigurisë dhe sinjalistikës rrugore në superstradën Tiranë-Durrës dhe segmentin Kashar-Rinas, përmirësimi dhe rifreskimi i sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare, menaxhimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve dhe operimit të tunelit të Thirrës dhe të Kërrabës. Parashikohet dhënia me koncesion e shërbimit të mirëmbajtjes së autostradës Milot-Rrëshen-Morinë, me gjatësi 115 km. Po ashtu, investimet e qeverisë synojnë vënien në eficiencë të rrugëve që lidhen me zonat turistike të vendit si rrugët lidhëse me bregdetin jugperëndimor, Qafë Thanë-Lin-Pogradec-Tushemisht, rrugës së Valbonës B.Curri-Margegaj-Dragobi-Valbonë, Gjinarit, Shishtavecit, etj. Ndërtimi i rrugëve që lidhen me zonat kufitare, si: vazhdimi i punimeve për ndërtimin e rrugës Librazhd-Q.Studë-Ura e Çerenecit, Ersekë-Leskovik etj. Ndër projektet e reja që parashikohet të zbatohen me financim të huaj në periudhën afatmesme planifikohen ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, By Pass-i Vlorë, Rrogozhinë, Tepelenë etj.

SHKARKO APP