Çfarë po ndodh në Shqipëri? Kaos dhe sherr mes të burgosurve dhe gardianëve

Situata në burgjet e vendit s’është aspak e qetë. Kaos dhe sherr mes të burgosurve dhe kundërshti të gardianëve është situata e krijuar në qelitë e paraburgimit 313-të.

Kjo situatë është krijuar pak javë më parë teksa u shënuan rastet e para të të infektuarve me Covid-19. Kreu i burgjeve Agim Ismailaj ka kërkuar izolimin në qeli të pacientit të parë 0, italianit Givani Cosimo dhe anëtarëve të grupit ‘’Avdylaj’’.

Izolim për thyerje të rregullave në qeli kërkohet edhe për Hajri Seferin, Astrit Avdylin, Altin Avdylin, Saimir Gjepalin. Kërkesa e kreut të burgjeve do të shqyrtohet në dhomën penale Tiranë ndërsa pritet që gjyqtarja Migena Laska të vendosë për futjen apo jo në Izolim të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çështja e dy vëllezërve është pjesë e dosjes “339”, ku ata dhe mbi 20 të pandehur të tjerë akuzohen për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “trafikim të narkotikëve” në bashkëpunim në formën e posaçme të “grupit të strukturuar kriminal” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?