FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti i PS kapet “mat” në seancën për vettingun: Sa lekë më jep për votën? (Video)

Më 17 qershor Parlamenti u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme për të zëvendësuar Jorida Tabakun, në Komisionin e përzgjedhjes për organet e Vettingut, por rubrika humoristike e emisionit “Kjo Javë” në News 24 ka kapur disa momente pikante gjatë kësaj seance.

Deputeti socialist Dashamir Kamberi është kapur “mat” teksa thotë se do nxjerrë në shitje votën. Ndonëse me zë të ulët dhe duke qeshur ai shprehet se do t’i kërkojë para Yllit në këmbim të votës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po i them Yllit sa lekë do më japësh të të jap votën”,- thotë deputeti, raporton BalkanWeb.
Deputeti 2
Ajo që nuk dimë është se për cilin Ylli të Parlamentit e ka pasur fjalën, deputetin Ylli Shehi apo për Fidel Yllin?

Swiss Digital Mobile Reklama

Seancës nuk i kanë munguar as batuat mes kryeparlamentarit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërsa ky i fundit kërkon të marrë fjalën në foltoren e Kuvendit,Meta i thotë: Ore sa të jem unë këtu mos ki merak. Po kur të mos jem unë si do ja bësh.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?